Aktualitet

Protesta kundër abuzimit seksual në Tiranë, kreu i KMSH: I papranueshëm! Duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor

23 Maj 2021, 14:23 Nga DOSJA
Protesta kundër abuzimit seksual në Tiranë, kreu i KMSH: I

TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar në rrjetet sociale, pas protestës në Tiranë për abuzimet seksuale në vend. Me anë të një reagimi të shkurtër ai bën apel që gratë dhe vajzat të respektohen pasi  janë gjysma më e mirë e shoqërisë njerëzore

Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë,”-shkruan ai ndër të tjera. 

Reagimi i kreut të KMSH-së Bujar Spahiu:

Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore. Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.

Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.

Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.

Nën moton ‘Përdhunimi është krim’, qytetarët në Tiranë kanë dalë ditën e sotme në një marshim, nga sheshi ‘Skëndërbej’ drejt Drejtorisë së policisë. Marshimi u bë në kuadër të rastit të përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë, e cila u abuzua për muaj me radhë nga 5 persona.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bujar spahiu perdhunimi eshte krim proteste ne tirane bujar spahiu perdhunimi eshte krim proteste ne tirane

Sondazh

Poll