Aktualitet

“S’kanë kryer hetime efektive’/ Familjarët e Aleks Nikës paditin Shqipërinë në Strasburg për 21 janarin

23 Maj 2021, 15:49 Nga DOSJA
“S’kanë kryer hetime efektive’/ Familjarët e Aleks

STRASBURG– Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nisur shqyrtimin e padisë së ngritur nga familjarët e të ndjerit Aleks Nika, i cili humbi jetën pasi u plagos në protestën e 21 janarit, plot 10 vite më parë. Tribunali ka nisur nga puna dhe ka kërkuar informacione nga shteti dhe drejtësia shqiptare për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë që në Shqipëri, vrasja e Nikës është ende në hetim pasi ësht mundur të përcaktohet cila nga armët e Gardës që ka qëlluar në 21 janar, ka shkaktuar vdekjen e tij, GJEND  ka kërkuar informacion për të gjitha procedurat e ndjekura. Nisur nga kërkesa e Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, avokatja e shtetit Enkelejda Muçaj, i është drejtuar me shkresë për informacion Sekretarit te Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi; drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Tre zyrtarët do të duhet që të vënë në dispozicion çdo informacion të kërkuar, çdo akt dhe provë të administruar në funksion të procesit për të zbardhur vrasjen e tij. 

I riu nga Lezha u plagos rëndë në kokë më 21 janar dhe u dërgua për kurim në Turqi, ku edhe humbi jetën pas 2 javësh. Mjekët arritën që të hiqnin plumbin, por të dëmtuar, pa lënë mundësi që të identifikohet se nga cila qytë ka dal2ë. Predha ishte dëmtuar në atë që quhet vjaska, elementi i vetëm dallues i fishekut që shërben për ekspertimin dhe armën nga ku ka dalë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 10 vite nga 21 janar 2011 aleks nika 10 vite nga 21 janar 2011 aleks nika

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Maj 2021, 14:30

TIRANË– Një marshim është zhvilluar mesditën e sotme në Tiranë, pas publikimit të lajmit se një 15-vjeçare ishte dhunuar prej muajsh nga 5 per...