Aktualitet

Shifrat BIEN ndjeshëm! 2 viktima dhe 33 raste të reja, MSH bën bilancin e COVID: 57 pacientë në spital, asnjë i intubuar

23 Maj 2021, 15:20 Nga DOSJA
Shifrat BIEN ndjeshëm! 2 viktima dhe 33 raste të reja, MSH bën

TIRANË– 2 viktima dhe 33 raste të reja janë shënuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë dy pacientë, 56 dhe 80 vjeç, nga Korça e Shkodra. Ndërsa nga 2512 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë, ndërsa janë shëruar 131 të tjerë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Maj 2021)

Raste të reja ditore 33

Të shëruar në 24 orë 131

Të shtruar në spitale 57

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,512

Testime totale 698,250

Raste pozitive 132,209

Raste të shëruara 128,732

Raste Aktive 1,033

Humbje jete 2,444

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 575

Korçë 114

Shkodër 86

Vlorë 55

Elbasan 42

Berat 41

Lezhë 35

Gjirokastër 35

Fier 23

Kukës 14

Durrës 12

Dibër 1

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Maj 2021, 14:30

TIRANË– Një marshim është zhvilluar mesditën e sotme në Tiranë, pas publikimit të lajmit se një 15-vjeçare ishte dhunuar prej muajsh nga 5 per...