Meta pret delegacionin e “Grupit C5”: Presidenca e ardhshme sllovene e BE, mundësi e favorshme për vendin tonë
23 Maj 2021, 11:43Nga DOSJA
TIRANË-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, është takuar këtë të dielë me përfaqësuesit e vendeve të “Grupit C5” të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar. Ky i fundit, do të kryesojë Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian dhe e nis detyrën në korrik të 2021-it.
Meta, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, shkruan se fokusi i takimit ka qenë mbështetja që Sllovenia dhe vendet e tjera të “Grupit C5”, do t’i japin Shqipërisë për anëtarësimin në BE.
“Kënaqësi të takohesha me përfaqësuesit e vendeve të “Grupi C5” të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, z.Anze Logar, që do të kryesojë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, që nga korriku 2021. Vlerësova miqësinë tradicionale mes këtyre vendeve dhe Shqipërisë duke i falënderuar veçanërisht për ndihmën dhe mbështetjen miqësore dhe të vazhdueshme, që i japin Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Duke vlerësuar Presidencën e ardhshme sllovene të BE-së si mundësi të favorshme për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin, nënvizova rëndësinë, që ka çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe përparimi me shpejtësi në këtë proces. Duke uruar, që të gjitha përpjekjet e përbashkëta si për zbatimin e reformave ashtu edhe për një vendimmarrje pozitive europiane të korrin sukses të shpejtë, i falënderova edhe një herë të tria vendet për mbështetjen e sinqertë dhe këmbëngulëse. ”, shkruan Meta.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, për të qënë prezent në ceremoninë e ‘Defender 21’ në sheshin ‘Nënë Tereza’. Kjo u ...
TIRANË– Në fotot e ceremonisë dallohet qartë se sa shumë distancë ka mes presidenti dhe kryeministrit në krah të të cilit qëndron ambasadorja amerikane Yur...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti Meta janë bërë bashkë në ceremoninë e stërvitjen ushtarake “Defender 21”...
TIRANË– Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, nga selia blu i ka bërë thirrje kandidatit për kryetar Lulzim Bashës që të përballen...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk përshëndeti në fjalën e tij, kryeministrin Edi Ramën apo ambasadoren Yuri Kim. Meta nisi fjalimin e tij në ceremoninë e ‘D...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përfunduar video-live në ‘Facebook’ nga Defender 21 në momentin kur presidenti Ilir Meta u bë gati për të mbajtur fjalimin...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve midis dy vende...
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në ceremoninë e Defender 21. Në fjalimin e saj ajo u shpreh se ky është një moment histo...