Politike

Pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, Basha refuzon ftesën e Yuri Kim! Ambasadorja e kërkoi të ishte prezent në

23 Maj 2021, 11:36 Nga DOSJA
Pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, Basha refuzon

TIRANË– Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, për të qënë prezent në ceremoninë e ‘Defender 21’ në sheshin ‘Nënë Tereza’. Kjo u tha në një artikull të publikuar nga ‘Zëri i Amerikës’.

‘Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.Mësohet se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Zoti Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse.’- shkruhet në artikull.

Siç shihet dhe në fotot nga ceremonia, karrigia që besohet se ishte rezervuar për Bashën, pranë Metës është bosh.

Ky refuzim i ftesën nga ana e Lulzim Bashës, vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën “non grata” Sali Berishën si dhe familjen e tij. Basha ka shprehur keqardhjen e tij për vendimin e marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit që e futi ish-kryeministrin Sali Berisha në ‘listën e zezë’ dhe i ndaloi hyrjen në SHBA familjarisht. Ditë më parë ai tha se vendimi i marrë nuk ka asnjë bazë konkrete pasi sipas tij, Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike defender 21 ne tirane lulzim basha sali berisha shpallet non-grata voa yuri kim defender 21 ne tirane lulzim basha sali berisha shpallet non-grata voa yuri kim

Sondazh

Poll