Aktualitet

23 Maj 2021, 06:02 Nga DOSJA

ELBASAN– Ngjarja e cila u raportua fillimisht si vrasje, ka marrë një kthesë të re në Elbasan. Viktima i cili u gjend i pajetë në një lagje në Elbasan, është identifikuar si Ramadan Kupi, 67-vjeç. I moshuari, i cili ndodhej në kushte të rënduara psikologjike i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ai banonte.

Viktima mund të ketë qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe sipas ekspertizës mjeko ligjore mësohet se plagët në kokë i ka marrë për shkak të goditjes gjatë rrëzimit. Po ashtu, nga ekspertiza e kryer është konstatuar që ka pasur shtyllën kurrizore të thyer dhe kocka të tjera në trup.

E gjithë ngjarja u raportua si vrasje. U tha se i moshuari ishte vrarë në një vend tjetër e më pas ishte hedhur në rrugë. Kjo pasi ai kishte marrë shumë plagë në trup si dhe pozicioni në të cilin ndodhej, linte përshtypjen se ngjarja lidhje me një vrasje.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet trup i pajete ne elbasan trup i pajete ne elbasan

Sondazh

Poll