Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësorin në Burrel, arrestohet tetë orë pas ngjarjes drejtuesi i mjetit

22 Maj 2021, 18:27 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje këmbësorin në Burrel, arrestohet

BURREL– Jurgent Gjinaj, drejtuesi i mjetit të llojit ‘Mercedez Benz” që përplasi për vdekje këmbësorin në Burrel, është vënë në pranga tetë orë pas ngjarjes.

Mësohet se Gjinaj është gjurmuar nga efektivët e policisë dhe pas disa orësh operacion, është bërë e mundur prangosja e tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme. Gjinaj përplasi 59-vjeccarin e identifikuar si Haqif Rukja, i cili po ecte në rrugë.  Rukja u dërgya në spital por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet haqif rukja jurgent gjinaj haqif rukja jurgent gjinaj

Sondazh

Poll