Aktualitet

Seit Manahasa mori peng burrë e grua, i dhunoi, i torturoi e më pas i la të lirë me një kusht: Më sillni 20 mijë euro!

22 Maj 2021, 19:38 Nga DOSJA
Seit Manahasa mori peng burrë e grua, i dhunoi, i torturoi e më pas i

ELBASAN– Seit Manahasa, 38-vjeçari që u vu në pranga pasditen e sotme kishte marrë Peng dy persona. Mësohet se Manahasa në bashkëpunim me një tjetër person, 37 vjeç me inicialet K.M. kishin marrë peng një burrë dhe një grua dhe i kishin futu në një poligon inertesh.

Pasi i kishin dhunuar e torturuar për orë me radhë, Manahasa me bashkëpunëtorin e tij u kishin marrë edhe 120 mijë lekë të vjetra. Më pas, ata i kishin lënë të lirë me kushtin që dyshja të kthehej dhe t’i jepnin 20 mijë euro.

Por ndryshe nga ç’mendonte Manahasa, të marrët peng, personat me inicialet G. M. dhe F. D., kanë shkuar në polici dhe kanë bërë kallëzimin. Më pas forcat RENEA janë organizuar për një operacion duke vënë në pranga Manahasën dhe duke shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet seit manahasa seit manahasa arrestohet seit manahasa seit manahasa

Sondazh

Poll