Aktualitet

Arrestimi i Seit Manahasës, policia del me njoftim zyrtar

22 Maj 2021, 19:31 Nga DOSJA
Arrestimi i Seit Manahasës, policia del me njoftim zyrtar

PEQIN– Policia e Peqinit ka dalë me njoftim zyrtar pas operacionit ku u vu në pranga Seit Manahasa. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është shpallur në kërkim dhe një tjetër person, bashkëpunëtor i Manahasës, personi me inicialet K.M., 37 vjeç. Të dy kishin marrë Peng një burrë dhe një grua, të cilët i kishin torturuar dhe u kishin marrë 120 mijë lekë të vjetra. Më pas i kishin liruar me kushtin që tu çonin 20 mijë euro. Por ‘pengjet’ kanë shkuar në polici dhe kanë bërë kallëzimin.

Njoftimi i policisë Peqin. Finalizohet operacioni policor i koduar “Poligoni”. Operacioni nga DVP Elbasan dhe Renea. Vihet në pranga njëri nga autorët që i hoqën lirinë dy shtetasve, shpallet në kërkim bashkautori. Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Mbi bazën e provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua nga DVP Elbasan dhe Renea, operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi: S. M., 38 vjeç, banues në Peqin. Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin. Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë. Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”,  “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet seit manahasa merren pegn burre e grua ne peqin seit manahasa arrestohet seit manahasa merren pegn burre e grua ne peqin seit manahasa

Sondazh

Poll