Bota

Pfizer-BioNTech premtojnë të shpërndajnë 2 miliardë doza vaksinash në vendet e varfëra, Bourla: Do ndihmojnë në shpëti

22 Maj 2021, 16:36 Nga DOSJA
Pfizer-BioNTech premtojnë të shpërndajnë 2 miliardë

SHBA- Kompanitë farmaceutike të Pfizer dhe BioNTech kanë deklaruar se do të shpërndajnë 2 miliardë doza vaksinash. Wall Street Journal shkruan se vaksinat do të shpërndahen në vendet në zhvillim e sipër gjatë 18 muajve të ardhshëm. Shefi Ekzekutiv i Pfizer Albert Bourla, tha se kompanitë do të dorëzojnë një miliard doza këtë vit, dhe pjesën tjetër vitin e ardhshëm.

“Shpresa jonë që kjo të përshpejtojë aftësinë tonë për të ndihmuar në shpëtimin e më shumë jetëve në të gjithë globin,” tha Bourla, ndërkohë që nuk bëri të ditur se cilat do të jenë vendet që do të mund të marrin doza shtesë.

Vaksinat e Pfizer dhe BioNTech pritet që të dërgohën në vendet e varfëra më anë të programit të COVAX, si dhe nga vetë kompanitë. 

(I.A/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota albert bourla pfizer/biontech albert bourla pfizer/biontech

Sondazh

Poll