Bota

Spiegel: Rusia blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë së lartë për armatim

22 Maj 2021, 06:10 Nga DOSJA
Spiegel: Rusia blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë

GJERMANI– Revista “Der Spiegel”shkruan se një agjent i quajtur Sergej K. është i përfshirë në furnizimet në fjalë. Atij i ishte caktuar detyra për t’u kujdesur në mënyrë konspirative për të siguruar makineritë e precizionit për programin e raketave të Presidentit Putin.

Për këtë qëllim, Sergej K. thuhet se krijoi kontakte me disa kompani gjermane dhe shpërndarës. Kompania e përdorur si maskim për këtë në të vërtetë me sa duket është një lloj qendre e prokurimit shtetëror për mallrat industriale perëndimore. Personi që lëviz fijet në prapaskenë është një oficer i shërbimit sekret rus FSB.

Sipas “Spiegel-it, një sipërmarrës nga Leipzigu u arrestua në kuadër të hetimeve këtë javë. Sipas informacionit, ai akuzohet se ia ka dorëzuar Rusisë makineritë, të cilat me rrugë të tërthorta kanë përfunduar në industrinë e armatimit.

Sipas të dhënave, që prej vitit 2014, shitja dhe eksporti i mallrave në Rusi thuhet se janë të ndaluara kur ato janë të destinuara për qëllime ushtarake.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjermani makineri teknologjike rusi gjermani makineri teknologjike rusi

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2021, 20:02

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka ironizuar vendimin e Albin Kurtit për nisjen e zbatimit të “mini-shengenit të Ball...

Bota 21 Maj 2021, 19:11

Ambasadorja palestineze në vendin tonë, Ana Shawa, ka dhënë një intervistë për gazetaren e Fax News, Mirilda Tili, ku ka folur për konfliktin e armatosur Izrael...