Bota

Për nder të Palestinës, Irani zbulon dronin më të ri luftarak, gjenerali: Do të quhet Gaza

21 Maj 2021, 15:53 Nga DOSJA
Për nder të Palestinës, Irani zbulon dronin më të ri

IRAN- Irani ka zbuluar avionin e tij më të ri luftarak, të quajtur “Gaza” për nder të Palestinës. Index shkruan se udhëheqësi i Gardës Revolucionare të regjimit Islamist, Gjeneral Major Husein Salami, tha në një deklaratë se droni u quajt “Gaza” në mënyrë që të “nderonte ata që po luftojnë kundër pushtimit dhe agresionit sot”.

Irani është, armiku kryesor i Izraelit. Edhe pse është sanksionuar nga një numër furnizuesish ndërkombëtarë të pajisjeve, Irani është bërë një nga prodhuesit kryesorë të dronëve ushtarakë, shpesh duke përdorur teknologjinë që kopjoi nga dronët e rrëzuar amerikanë.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ngritën një grup pune muajin e kaluar që përqendrohet pikërisht në ndalimin e dronëve dhe raketave precize të drejtuara nga Irani dhe aleatët e tij.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dronet luftarake te iranit gaza husein salami dronet luftarake te iranit gaza husein salami

Sondazh

Poll