Bota

Pas armëpushimit të djeshëm, Izraelitet provokojnë sërish në Xhaminë Al-Aksa, gazetari: Ata po qellonin në turmë

21 Maj 2021, 15:42 Nga DOSJA
Pas armëpushimit të djeshëm, Izraelitet provokojnë

GAZA- As 24 orë nuk zgjati armëpushimi për qytetarët palestinezë. Aljazeera shkruan se oficerë nga Izraeli kanë provokuar mesditën e sotme besimtarët mysliman nga Palestina në xhaminë Al-Aksa.

Gazetari Imran Khan tha se pas lutjeve të së Premtes shumë palestinezë qëndruan në lokalet për të festuar armëpushimin midis Hamasit dhe qeverisë Izraelite, por u provokuan nga ushtria izraelite duke i gjuajtur me bomba tymi dhe gaz lotësjellës.

“Ata po këndonin dhe brohorisnin kur një kontigjent i policisë izraelite pranë kompleksit hynë brenda dhe filluan të përdornin masat për të kontrolluar turmën, por ata përdorin gjatë gjithë kohës, granata trullosëse, bomba tymi dhe gaz lotësjellës. Ata filluan të qëllonin në atë turmë në një përpjekje për t’i provokuar dhe për t’i shpërndarë,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Më në fund! Pas 11 ditësh, hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, SHBA përgëzon marrëveshjen

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota al-aksa lufta izrael-palestine al-aksa lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll