Bota

21 Maj 2021, 16:03 Nga DOSJA

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim. Në një letër dërguar Kurtit, Hoxhaj shprehet se çështjet e propozuara për diskutim nga Kurti, siç janë marrëdhëniet me Belgjikën, me institucionet e BE-së dhe me vendet e rajonit, duhet të trajtohen nga institucionet e duhura dhe jo në takime të mbyllura me partitë e opozitës. Ai gjithashtu shkroi se për “çështje që janë vërtet madhore” PDK-ja do të jetë e gatshme për të diskutuar. 

“Këto janë përgjegjësi të qeverisë dhe nuk janë tema të cilat duhet t’i diskutoni në takime të mbyllura me liderët e partive opozitare. Ndërsa, nëse përmes formulimit “çështje madhore” i jeni referuar ndonjë teme tjetër të rëndësishme, atëhere unë ju ftoj që të jeni më konkret dhe më transparent, në mënyrë që edhe qytetarët e vendit të jenë të mirëinformuar. Ju duhet t’i emërtoni saktë temat me emrat e tyre. Për çfarëdo “çështje madhore”, ju konfirmojmë gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar hapur dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit në Kuvendin e Kosovës. “, ka shkruar ai.

Ditën e djeshme, Kryeministri Kurti u ka dërguar ftesë tre liderëve të partive opozitave, Enver Hoxhaj nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja si dhe Ramush Haradinaj nga AAK-ja. Ftesa u është dërguar për të diskutuar rreth spektrit politik në Kosovë si dhe për çështje me rëndësi për Kosovën, ndërkohë që deri tani vetëm Haradinaj e ka pranuar ftesën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti enver hoxhaj kurti fton per bisedim liderat e opozites albin kurti enver hoxhaj kurti fton per bisedim liderat e opozites

Sondazh

Poll