Bota

Një varrezë klandestine në shtëpinë e ish-oficerit në El Salvador, gjenden eshtrat e të paktën 24 personave

21 Maj 2021, 15:26 Nga DOSJA
Një varrezë klandestine në shtëpinë e ish-oficerit

AMERIKA LATINE– Autoritetet e El Salvador po gërmojnë në një varrezë klandestine në shtëpinë e një ish-detektivi që besohet se përmban deri në 40 trupa. The guardian raporton se eshtrat e të paktën 24 personave janë gjetur deri më tani në shtëpinë në komunën e Chalchuapa, në veri-perëndim të kryeqytetit, San Salvador. 

Kërkimi filloi pasi ish-oficeri, Hugo Ernesto Osorio Chávez, 51 vjeç, u arrestua në fillim të këtij muaji për vrasjen e një gruaje dhe vajzës së saj. I dyshuari, i cili më parë ishte hetuar për krime seksuale, pranoi vrasjen e të dyve.

Ekipet mjeko-ligjore kur kontrolluan shtëpinë e tij zbuluan të paktën shtatë gropa që përmbajnë trupa, disa prej të cilave mund të jenë varrosur deri dy vjet më parë. Shumica e trupave sipas tyre mendohet të jenë gra.

Prokurorët kanë lëshuar urdhër-arreste për nëntë të dyshuar të tjerë që mund të kenë vepruar si bashkëpunëtorë. Mauricio Arriaza Chicas, drejtori i policisë civile kombëtare të El Salvadorit, tha të mërkurën se të dyshuarit përfshinin ish oficerë policie dhe ish ushtarë si dhe kontrabandistë njerëzish dhe të tjerë që ndihmuan të joshnin viktimat deri në vdekjen e tyre.

Dhuna ndaj grave në Amerikën Latine, përfshirë edhe vrasjet, u përkeqësua gjatë pandemisë së koronavirusit.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjenden eshtrat e 24 personave ne oborrin e shtepise se ish-detektivit hugo ernesto osorio chávez mauricio arriaza chicas gjenden eshtrat e 24 personave ne oborrin e shtepise se ish-detektivit hugo ernesto osorio chávez mauricio arriaza chicas

Sondazh

Poll