Sport

Përfundon aventura për Todibon, gjen strehë te francezët e Nice

21 Maj 2021, 05:01 Nga DOSJA

SPANJE – I riu Jean-Clair Todibo, i lindur në Guajanën Franceze, më në fund bëhet ‘francez’. Nice, ka vendosur që të ushtrojë të drejtën për ta blerë mbrojtësin 21-vjeçar nga Barcelona, i cili është shndërruar në një titullar i rëndësishëm për skuadrën e tyre.

Sapo të hapet sezoni i merkatos, katalantët dhe francezët do të ulen në tavolinë për të nënshkruar kontratën, ndërkohë që “blaugranët” paraprakisht kanë rënë dakort të përfitojnë shumën 8.5 milionë euro, plus disa bonuse, nga shitja e këtij futbollisti.

Në vitin 2019, Todibo erdhi nga Touluse te Barcelona, por ka mundur të ambientohet. Kësisoj, katalanët e huazuan fillimisht te Benfika në Portugali, më pas te Schalke në Gjermani, për ta përfunduar aventurën e tij në janar të këtij viti te skuadra franceze e Nices, ku duket se mbrojtësi 21-vjeçar gjeti veten.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona benfika në portugali jean-clair todibo nice schalke në gjermani barcelona benfika në portugali jean-clair todibo nice schalke në gjermani

Sondazh

Poll

Sport 20 Maj 2021, 09:59

Zyrtare, Shkodran Mustafi largohet nga Schalke

GJERMANI – Eksperienca e Shkodran Mustafit në Schalke ka zgjatur shumë pak. Në fakt, futbollisti shqiptar do të largohet nga ekipi gjerman pas vetëm një s...