Sport

Duro: “Jam krenar me ecurinë, ndeshja me Teutën shumë e rëndësishme”

21 Maj 2021, 04:58 Nga DOSJA
Duro: “Jam krenar me ecurinë, ndeshja me Teutën shumë e

TIRANE – Që në fillim të kampionatit, Laçi u projektua për titullin dhe dy javë para fundit është ende aty në garë, ku një fitore me Teutën do të mbante ende në garë kurbinasit. Një sfidë e rëndësishme ndaj durrsakëve, që trajneri Duro e vlerëson shumë, ashtu siç vlerëson me krenari dhe ekipin e tij që deri në fund është ende në garë për trofeun e Superiores.

“Jam krenar që skuadra pretendon për titullin kampion deri në momentet e fundit, pasi kjo është shumë pozitive. Ndeshja me Teutën është shumë e rëndësishme, si për ne, ashtu edhe për durrsakët, por natyrisht që duhet të kemi mendjen edhe te përballja e Partizanit me Vllazninë”,- është shprehur Duro.

Me mendjen te Teuta, por dhe te sfida tjetër Partizani-Vllaznia, nga rezultati i së cilës mund të varet dhe fati i katër ekipeve në garë për titullin.

“Këto situata i kam kaluar shumë herë në karrierën time dhe ndeshja jonë me Teutën është shumë e rëndësishme, por fatin në dorën e tyre e kanë Partizani dhe Vllaznia, pasi çdonjëra prej tyre, nëse fiton të dy ndeshjet, fiton edhe titullin”,- deklaroi tekniku kurbinas.

Keqardhje megjithatë ka, sepse një sukses me Skënderbeun mund ta shihte Laçin në të tjera pozita, ndërsa sa i përket të ardhmes Duros thekson, se vazhdimësia ose jo e tij në krye të stolit të kurbinasve do të vendoset bashkërisht me presidentin Laska.

“Kemi bërë mirë, por mund të kishim bërë më mirë, sidomos që në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Këtë fundjavë përfundon kampionati dhe mund të them që bashkëpunimi im me drejtuesit ka qenë shumë pozitiv. Do të flasim për sezonin tjetër dhe nëse do të gjejmë gjuhën e përbashkët, pse jo, do të vazhdoj”,- ka deklaruar trajneri i kurbinasve Shpëtim Duro.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ndeshja ndaj teuten partizani dhe vllaznia shpetim duro trajneri i kurbinasve trajneri i lacianeve ndeshja ndaj teuten partizani dhe vllaznia shpetim duro trajneri i kurbinasve trajneri i lacianeve

Sondazh

Poll

Sport 20 Maj 2021, 09:59

Zyrtare, Shkodran Mustafi largohet nga Schalke

GJERMANI – Eksperienca e Shkodran Mustafit në Schalke ka zgjatur shumë pak. Në fakt, futbollisti shqiptar do të largohet nga ekipi gjerman pas vetëm një s...