‘Nuk abuzuam me të’/ Përdhununimi në grup me 15-vjeçaren në Mirditë, 17-vjeçari: Kam pasur komunikim, porR
21 Maj 2021, 08:12Nga DOSJA
Gjykata e Lezhës ka lënë burg 5 personat e arrestuar për abuzim seksual me dhunë me një të mitur 15-vjeçare në Tarazh të Mirditës.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ditën e djeshme, mësohet se 5 personat e dyshuar e kanë mohuar akuzën e ngritur ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë abuzuar me të miturën. Ndërsa 17- vjeçari me iniciale A.Gj. ka pranuar se, duke qenë nga i njëjti fshat, ka pasur komunikim me vajzën, por asnjë lloj lidhjeje me të.
Pavarësisht pretendimeve të tyre, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi, ndërsa për 17- vjeçarin me iniciale A.Gj. u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” me afat 30 ditë, duke i dhënë kohë Prokurorisë që të paraqesë prova të tjera që e implikojnë atë në këtë ngjarje. Vendimi i Gjykatës së Lezhës pritet të ankimohet nga avokatet e 5 personave, të cilët në seancën gjyqësore, kërkuan një masë më të butë për klientët e tyre. Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë zgjati rreth 5 orë, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen e Prokurorisë. Ndërkohë, pranë ambienteve të jashtme të Gjykatës kishte familjar të të arrestuarve, por ata refuzuan që të flasin për mediat.
TE ARRESTUARIT
Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan të martën nga Policia, pas denoncimit të një vajze 15- vjeçare, e cila pretendon se përmes shantazhit është përdhunuar nga këta 5 persona.
Deri në këtë fazë hetimesh rezulton se personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte pasur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blerë dhe një telefon për të komunikuar me të. Kaçorri, i cili është i martuar, kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë. Më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime, të cilët më pas ua ka shpërndarë edhe 4 personave të tjerë, mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.Gj..
Përmes videove dhe fotove, 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta në mënyrë të përsëritur. Pas disa kohësh, shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjarët e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur. Së bashku me familjarët i është drejtuar Komisariatit të Policisë Mirditë, duke bërë denoncim. Si provë ajo ka paraqitur telefonin e mesazhet dhe videot e fotot shantazhuese, të cilët i kishin dërguar 5 personat, tashmë të arrestuar.
Marre nga Panorama
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, u shpreh në “Absolut 4” në A2 se “njerëzit e drejtësisë, të shkarkuar nga vetting-u, mund të kenë të njëjtin ...
TIRANË– 25-vjeçari Ilir Daka, i cili u shpall i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur në Tiranë dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirë ng...
TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen hetimit për tre magjistratë. Me anë të një shkre...
STAMBOLL– Mediat turke kanë publikuar pamjet e plota të shkëputura nga kamerat e aeroportit, në momentin kur pronari i “Thodex”, Faruk Fatih Özer arratiset nga ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është reagimi i Zylfie Haklja për shpalljen non...
PATOS– Viktor Selmanaj është 47-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes me dashje. Në datën 17.08.2020, në afërsi të stadi...
TIRANË– Pas dy ditëve me shi, më në fund do të shkëlqejë sërish dielli! Dita e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash du...