Aktualitet

Plagosi me thikë djalin e efektivit, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

21 Maj 2021, 07:34 Nga DOSJA
Plagosi me thikë djalin e efektivit, arrestohet 20-vjeçari në

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar një 20-vjeçar pasi është autor i plagosjes së një 17-vjeçari. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në një lokal në lagjen ’24 maji’. Ngjarja nisi pas një konflikti të rastit, aty ku 17-vjeçari mori plagë në trup pasi u plagos me mjet prerës.

I mituri i cili u plagos sipas ‘Balkanweb’ është djali i një oficeri të policisë.

NJOFTIMI:

Plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.
Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se paraditen e djeshme, në një lokal në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në datën 30.04.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit P. S, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim M. H., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 18.04.2021, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale ‘’Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 20-vjecari ne vlore plagosje me thike ne vlore arrestohet 20-vjecari ne vlore plagosje me thike ne vlore

Sondazh

Poll