Aktualitet

I dënuar me 9 vite burg për trafik heroinë! Pranga Sokol Tatani në Durrës, do ekstradohet në Itali

21 Maj 2021, 08:32 Nga DOSJA
I dënuar me 9 vite burg për trafik heroinë! Pranga Sokol Tatani

DURRËS– Finalizohet operacioni policor “Last Coffee”, ku në pranga është vendosur 45-vjeçari Sokol Tatani (Isteri). Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pasi Gjykata e Pisës e ka dënuar me 9 vite burg. Shqiptari është shpallur fajtor se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor “Last Coffee”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Coffee”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në një kafene në lagjen nr. 16, Durrës, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Sokol Tatani (Isteri), 45 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pizës/Itali e ka dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe autoritetet gjyqësore në Bari/Itali kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar. Ky shtetas dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres operacioni “last coffee” sokol tatani (isteri) durres operacioni “last coffee” sokol tatani (isteri)

Sondazh

Poll