Bota

Blinken do të vizitojë rajonin e Lindjes së Mesme në ditët e ardhshme për të diskutuar ‘përpjekjet e rimëkëmbjes’

21 Maj 2021, 09:14 Nga DOSJA
Blinken do të vizitojë rajonin e Lindjes së Mesme në

SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken do të udhëtojë në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme, tha Departamenti i Shtetit pasi Izraeli dhe grupi terrorist Hamas ranë dakord për një armëpushim duke ndaluar 11 ditë luftime.

Blinken foli me homologun e tij izraelit Gabi Ashkenazi, i cili mirëpriti udhëtimin e planifikuar të Sekretarit Blinken në rajon”,– tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një deklaratë.

Sipas The Time of Israel, diplomati i lartë amerikan do të takohet me homologët izraelitë, palestinezë dhe rajonalë në ditët në vijim për të diskutuar përpjekjet e rimëkëmbjes dhe duke punuar së bashku për të ndërtuar të ardhme më të mira për izraelitët dhe palestinezët.

Blinken do të vizitojë Izraelin, Bregun Perëndimor, Egjiptin dhe Jordaninë. Njoftimi erdhi pasi Blinken foli dy herë të enjten me Ashkenazi përpara zbatimit të armëpushimit, i cili u ndërmjetësua nga Egjipti dhe pasoi presionin ndërkombëtar në rritje për të ndalur gjakderdhjen.

Të dy udhëheqësit shprehën vlerësimin e tyre për përpjekjet e Egjiptit për ndërmjetësim dhe sekretari vuri në dukje se ai do të vazhdonte të mbetej në kontakt të ngushtë me homologun e tij egjiptian dhe aktorët e tjerë rajonalë,“-tha Price.

Blinken u drejtua për në shtëpi të Enjten pas një turneu në Arktik i lënë në hije nga konflikti Izraelito-Palestinez. Duke punuar nga dhomat e hotelit dhe aeroplani në një përpjekje për një armëpushim, ai foli me udhëheqësit në të dy palët, si dhe nga kombet arabe me ndikim mbi grupin terrorist Hamas.

Sekretari mirëpriti konfirmimin e ministrit të jashtëm izraelit se palët kishin rënë dakord për një armëpushim. Më parë gjatë ditës Blinken njoftoi se ishte i përgatitur të shkonte në Lindjen e Mesme “në çdo kohë”.

Një armëpushim hyri në fuqi në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të së Premtes pasi Egjipti ndërmjetësoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të ndaluar 11 ditë konflikt. Grupet palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik konfirmuan më pas armëpushimin në një deklaratë, duke thënë se ajo do të hynte në fuqi në 2:00 të mëngjesit të së Premtes (23:00 GMT të Enjten). Të paktën 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë, janë vrarë në bombardimet izraelite. Nga pala izraelite, 12 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë.

Lajmi kryesor/ Më në fund! Pas 11 ditësh, hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, SHBA përgëzon marrëveshjen

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken gabi ashkenazi lufta izrael-palestine ned price antony blinken gabi ashkenazi lufta izrael-palestine ned price

Sondazh

Poll