Aktualitet

Dosja 184 për krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela me “dorë të hekurt”, kërkesë ILD: Të nisin hetimet për dy prokuro

21 Maj 2021, 07:34 Nga DOSJA
Dosja 184 për krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela me

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen hetimit për tre magjistratë. Me anë të një shkrese zyrtare, Çela kërkon hetim për procedurat e ushtrimit të detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe kolegen e saj, Xhoana Mehmetaj. Sipas tij, janë konstatuar veprime individuale të tyre, që kanë zvarritur proceset e hetimit të dosjes 184.

Po ashtu kërkohet që pjesë e hetimeve të jetë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojkun, për mënyrën në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në institucionin që ai  drejton. Çela shkruan se veprimet e tyre mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale.

KËRKESA E PLOTË: 

Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 21.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe prokuroren Xhoana Mehmetaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër pasi janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale. Pjesë e këtij inspektimi kërkohet të jetë dhe veprimtaria drejtuese e drejtuesit të prokurorisë Rifat Kojku, për mënyrën se si janë ushtruar kompetencat e dhëna nga ligji Nr 97/2016, në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër. Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë.”

E ashtuquajtura “Dosja 184”, Rifat Kojku dhe Belinda Zeneli janë dy prokurorët që hetuan çështjen, ku të pandehur u morën 4 persona; Robert Aga, ish-shefi policisë në vitin 2016; Drini Gjeci, ish-kreu arsimit; Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hoti. Të pandehurit akuzohen për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet belina zeneli dosja 184 olsian cela rifat kojku xhoana mehmetaj belina zeneli dosja 184 olsian cela rifat kojku xhoana mehmetaj

Sondazh

Poll