Sport

Zyrtare, Shkodran Mustafi largohet nga Schalke

20 Maj 2021, 09:59 Nga DOSJA
Zyrtare, Shkodran Mustafi largohet nga Schalke

GJERMANI – Eksperienca e Shkodran Mustafit në Schalke ka zgjatur shumë pak. Në fakt, futbollisti shqiptar do të largohet nga ekipi gjerman pas vetëm një sezoni. Përfaqësuesi gjerman u largua verën e kaluar nga Arsenali dhe në Schalke u konsiderua si një përforcim i madh

Ai bëri paraqitje jo të mira, ashtu si edhe e gjithë skuadra e cila ra nga Bundesliga. Sot, Schalke përmes një njoftimi zbuloi se 10 futbollistë dhe tre anëtarë të stafit do të largohen në përfundim të sezoni aktual.

“Schalke ju uron lojtarëve dhe anëtarëve të stafit më të mirën në jetën e tyre private dhe profesionale në të ardhmen”, njoftoi klubi gjerman. Ish-futbollistit të Evertonit, Sampdorias, Valencias dhe Arsenalit i mbetet t ë kërkojë për klubin e ri.

Nuk përjashtohet mundësia që futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut të rikthehet në Serie A gjatë verës që vjen.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 20 Maj 2021, 09:24

Contes i kushton 2000 euro gishti mesit…

ITALI – Incidenti ndodhi kur Conte po shkonte drejt dhomave të zhveshjes në “Allianz Stadium” të Torinos. Ishte një ndeshje e Kupës së Italisë më 9 shkurt...