Sport

E priste Kosova, sulmuesi i Lozanë zgjedh Zvicrën, “Dardanët” e shpallin “Non Grata”

20 Maj 2021, 10:18 Nga DOSJA

KOSOVE  – Andi Zeqiri prej kohësh ka qenë një emër të cilin FFK ishte e sigurt se do ta bindte që të vishte fanellën e “Dardanëve” dhe të bëhej lideri i sulmit të së ardhmes dhe ishte marrë një “po” prej tij pak muaj më parë që ai të ndryshonte përfaqësuese sapo të mbaronin aktivitetet e moshave më helvetët.

Por ai, sulmuesi i Lozanës në kampionatin zviceran, jo vetëm që nuk do të veshë fanellën e Kosovës, por edhe është shpërblyer që nuk e bëri një gjë të tillë nga Zvicra, e cila e bërë pjesë të grupit të lojtarëve që do të marrin pjesë në Europianin e këtij viti.

Trajneri Vladimir Petkoviç nuk ka humbur rastin për të vepruar ashtu siç ka bërë në të kaluarën me të rinj të tjerë të talentuar, edhe pse më pas ata janë zhdukur nga radari i përfaqësueses, emra si Tarashaj apo Ajeti, të cilët janë harruar tashmë te helvetët. Zeqiri është përfshirë në listën prej 29 emrash që do të marrin pjesë në kampin stërvitor dhe nga e cila do të dalin 26 emrat e ekipit që do të luajnë Europianin. Në listë nuk mungojnë as Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, të tre pjesë e rëdësishme e formacionit të Zvicrës e të planifikuar si titullarë të kësaj përfaqësueseje.

Ndërkohë menjëherë pas këtij lajmi zyrtar, grupimi më i madh i tifozerisë së përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” e kanë shpallur atë “non grata”.

Reagimi i Plotë

“Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj Federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovë. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova.

Tani, ky zotëria i veshur me sedër të huaj, atë zvicerane, le të na tregojë se çka e motivoi për ta bërë këtë tradhti? Çfarë i bëri Kosova që t’ia linte këtë njollë të zezë? Çka i kishim borxh ne tifozët që ai të na përgjigjej me atë sjellje perverse? Nënshkroi mbi dokument se do t’i bashkohej kombëtares kosovare, pastaj si skuth i pabesë në pabesi shkoi te Zvicra.

Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA.

Kënaqu në alpet zvicerane, por mos u mundo asnjëherë të identifikohesh me shqiptarët dhe Kosovën, sepse atë mundësi për t’u identifikuar si i tillë e hodhe në kosh të plehrave. Kurse për neve ti je vetëm një gërdallë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt!

Dy vjet duke sorollatur njerëz, duke i gënjyer dhe vendosur në pozita të padobishme. Prandaj për ne Dardanët je i shpallur NON GRATA!”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 20 Maj 2021, 09:59

Zyrtare, Shkodran Mustafi largohet nga Schalke

GJERMANI – Eksperienca e Shkodran Mustafit në Schalke ka zgjatur shumë pak. Në fakt, futbollisti shqiptar do të largohet nga ekipi gjerman pas vetëm një s...

Sport 20 Maj 2021, 09:24

Contes i kushton 2000 euro gishti mesit…

ITALI – Incidenti ndodhi kur Conte po shkonte drejt dhomave të zhveshjes në “Allianz Stadium” të Torinos. Ishte një ndeshje e Kupës së Italisë më 9 shkurt...