Politike

Dënimi i Llallës, Artan Hoxha paralajmëron Metën dhe Berishën: Burgu është për burra

20 Maj 2021, 20:18 Nga DOSJA
Dënimi i Llallës, Artan Hoxha paralajmëron Metën dhe

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta pas dënimit me dy vite burg të ish-Prokurorit të Përgjithëm Adriatik Llalla.

Në një postim në Facebook, Hoxha ka shkruar një bisedë të inskenuar mes Berishës dhe Metës dhe është shprehur se burgu është për burra.

Postimi i plotë:

Natyre e qete….”Shefat”…
Marshalli: Kush asht?
Shkelqesia: Tiku Tiku..
Marshalli: Çfare thote?
Shkelqesia: Po e çojne ne burg!!!
Marshalli: Tiku, ndigjo mue, banu i forte, burgu asht per burrat….
????

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi sot me 2 vite burg ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla dhe vendosi që për 5 vite ai të mos mbajë poste publike. GJKKO i vendosi sekuestro pasurisë s ish-kryeprokurorit. Vendimi i GJKKO do të shkojë në Apel, i cili ose do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ose do të marrë një vendim të ri. Avokati i Llallës, Sokol Hazizaj është shprehur se e gjithë çështja është një farsë, duke shtuar më tej se klienti i tij ka marrë dhe para borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artan hoxha denohet adriatik llalla ilir meta sali berisha artan hoxha denohet adriatik llalla ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll