Politike

Akuza të forta! Berisha: Shpallja ime non-grata u iniciua nga Rama, ka çuar dosjet në SHBA prandaj hesht

20 Maj 2021, 20:06 Nga DOSJA
Akuza të forta! Berisha: Shpallja ime non-grata u iniciua nga Rama, ka

TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar keun e qeverisë Edi Rama se ka qenë ai personi që ka nisur dosjet për të kërkuar shpalljen non-grata të tij nga SHBA-të.

I ftuar në “Opinion”, Berisha tha se kjo është edhe arsyeja e heshtjes së Ramës, pasi puna e tij ka qenë të dorëzojë dosjes, dhe kaq. 

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Kryeministri Rama, ose kreu i PS po e marr tani nuk pati asnjë reagim për këtë çështje.

Sali Berisha: Po pse të reagojë ai, ka çuar dosjet dhe kaq. Pse do reagonte?

Blendi Fevziu: Nëse ka çuar dojset do të thotë ka diçka…

Sali Berisha: Absolutisht mashtrim, le ta nxjerrin. Le të nxjerrin faktet.

Blendi Fevziu: Ju po thoni që është Rama që e ka iniciuar?

Sali Berisha: Pa diskutim.

Blendi Fevziu: Nga Shqipëria?

Sali Berisha: Po të mos nisej nga Shqipëria ajo… nuk janë zhvillime në Uashington. Këtu kanë marrë dosjet.

Blendi Fevziu: Dhe DASH mund të mashtrohet nga dosjet e Ramës? Duket akoma më e rëndë.

Sali Berisha: Që i merr dosjet e qeverisë, i merr ajo…

Blendi Fevziu: Patjetër, por i shqyrton, nuk e merr vendimin mbi çdo lloj dosje.

Sali Berisha: Po një gjë që nuk qëndron, nuk qëndron mor zotëri. Ja ta shohim në gjykatë!

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha shpallet non-grata sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll