Politike

Berisha: Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA-ve, amerikanët u përpoqën të caktonin Lleshajn President

20 Maj 2021, 19:46 Nga DOSJA
Berisha: Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA-ve,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i prerë kur ka thënë se Shqipëria nuk ëhstë vendi i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në “Opinion”, Berisha zbuloi se amerikanët kanë tentuar të caktojnë ish-ministrin e Brendshëm President. Berisha tha se ata tentuan, pavaraësisht se nuk u ‘eci’.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator.

Blendi Fevziu: Kush është guvernatori në Shqipëri

Sali Berisha: Ti i di sepse unë i kam shprehur

Sali Berisha: Shqipëria Zotëri, nuk është shteti i 51-të i SHBA, se nuk e pranojnë Shtetet e Bashkuara edhe sikur të duan shqiptarët. Shqipëria mund të eci, jo duke përcaktuar presidentin. Nëse kërkohet me paracaktue presidentin…, diçka…

Blendi Fevziu: Si ta caktojnë?

Sali Berisha: Me i marr Presidentin….

Blendi Fevziu: Metën nuk e kanë caktuar amerikanët!

Sali Berisha: A nuk u bë përpjekje e madhe për Sandër Lleshajn? Një përpjekje për Lleshajn u bë, por nuk eci. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sander lleshaj sali berisha sander lleshaj

Sondazh

Poll