Kjo nuk është akuza më e rëndë! Berisha zbulon çështjen që bëri bujë: Më e forta në jetën time politike, ishte viti
20 Maj 2021, 19:50Nga DOSJA
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer një ngjarje të shumë viteve më parë. Berisha ka kujtuar një ngjarje të vitit 1993-1994 dhe u shpreh se në atë kohë i është bërë akuza më e rëndë gjatë gjithë jetës së tij politike.
Ish-kreu i qeverisë tha se në atë kohë ishte akuzuar se kishte përkrahur terrorizmin, por shtoi se çdo gjë ishte akuzë politike.
“Akuza më e rëndë është se qeveria ime kishte penguar luftën kundër terrorizmit dhe vetëkuptohet se kishte përkrahur terrorizimin. Ka bërë bujë kjo dhe ushtroi në të gjithë Europën. Filluan e sqaruan ata që i njihja dhe në këtë deklaratë ishte një poshtërsi njerëzore e pafundme. Pse? Këtu është bërë një operacion në 1993-1994 një operacion kundër terrorizmin nga më të përsosurit. Për këtë operacion gazetat më të mëdha shkruan për suksesin e Shqipërisë.
Iku ky operacion dhe ndërroi pushteti, erdhën këta dhe nxorën këtë që kishin dhënë një kontribut të jashtëzakonshme i hoqën nga shërbimi. Më pas erdhi një drejtor i rëndësishëm i departamenti dhe i kam thënë fjalë shumë të rënda që nuk ia kam thënë askujt. I fola shumë rëndë”, tha Berisha.
Marrë nga Tvklan.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i prerë kur ka thënë se Shqipëria nuk ëhstë vendi i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se si e ka marrë vesh lajmin për vendimin e marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit që e shpalli n...
TIRANË– Avokati francez, Jean-Yves le Borgne, i cili do të përfaqësojë ish-kryeministrin Sali Berisha në ‘luftën’ përballë Antony Blinen, Sekretarit Amerik...