Politike

Dosja e Gërdecit! Berisha-Fevziut: Sa ç’ke ti lidhje me të, aq ka pasur edhe djali im

20 Maj 2021, 19:29 Nga DOSJA
Dosja e Gërdecit! Berisha-Fevziut: Sa ç’ke ti lidhje me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar që djali i tij, Shkëlzeni të ketë lidhje me dosjen e Gërdecit. I ftuar në “Opinion”, Berisha tha se Shkëlzeni nuk ka përfituar nga asnjë lloj pushteti i Berishës.

I pyetur në lidhje me dosjen e Gërdecit, ish-kryeministri iu drejtua Fevziut dhe i tha se aq sa kishte lidhje ai me Gërdecin, kishte dhe Shkëlzen Berisha.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Djali im ka marrë 3 ose 4 muaj rroga në një ndërmarrje publike në filli, dhe më pas s’ka marrë kurrë më. Nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga sektori publik dhe as nga kompani të lidhura me sektorin publik.

Blendi Fevziu: A e ka përdorur pushtetin tuaj për ndonjë aferë të tij? Nuk e ka përdorur pushtetin tuaj si kryeministër?

Sali Berisha: Pushteti im shtrihet në sektorin publik. Nuk ka fituar asnjë qindarkë nga sektori publik dhe as nga përfituesit e sektorit publik.

Blendi Fevziu: Pushtetin tuaj si kryeministër:

Sali Berisha: Edhe njëherë

Blendi Fevziu: Po Dosja e Gërdecit, ka dalë Dosja e Gërdecit

Sali Berisha: Aq sa ke dhe ti. Janë të gjitha trillime, të pafaktuara me çdo gjë.

Blendi Fevziu: S’ka pasur lidhje

Sali Berisha: Asnjë lidhje s’ka pasur

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike blendi fevziu sali berisha sali berisha shpallet non-grata shkëlzen berisha blendi fevziu sali berisha sali berisha shpallet non-grata shkëlzen berisha

Sondazh

Poll