Politike

Dënimi i Adriatik Llallës, Yuri Kim: Më vjen mirë që SPAK jep rezultate

20 Maj 2021, 18:25 Nga DOSJA
Dënimi i Adriatik Llallës, Yuri Kim: Më vjen mirë që

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka përshendetur vendimin e SPAK për dënimin e ish-Prokurorit Adriatik Llalla. Në një postim në Twitter, Kim është shprehur se me këtë vendim SPAK ka treguar se ligji funksionon mbi të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë.

“Mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur të GJITHË janë të barabartë para ligjit, të GJITHË kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruhet në postimin e Kim.

LAJMI KRYESOR: Dënohet me 2 vite burg Adriatik Llalla! I konfiskohet pasuria, nuk mund të ushtrojë funksionet publike për 5 vite

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike denohet adriatik lalla yuri kim denohet adriatik lalla yuri kim

Sondazh

Poll