Bota

Kapen 30 doza të fshehura të vaksinës Astrazeneca në anijen për në Shqipëri, arrestohen dy iranianë

20 Maj 2021, 17:53 Nga DOSJA
Kapen 30 doza të fshehura të vaksinës Astrazeneca në anijen

ITALI-Dy shtetas gjermanë, me kombësi iraniane, janë kapur teksa  po largoheshin nga porti i Barit, duke u drejtuar për në Shqipëri, me një sasi prej 30 dozash vaksinash ‘AstraZeneca’. Mediat e huaja raportojnë se vaksinat anti Covid ishin të fshehura në makinën e tyre.

Të dy të dyshuarit, 70-vjeçari Abdolrahim Orangui Asr dhe 73-vjeçari Ghassem Farhadi, u kontrolluan ndërsa hipnin në anijen motorike Aurelia për Shqipërinë. Sekuestrimi i këtyre mallrave është bërë më datë 5 maj, por vetëm sot u raportua nga policia lokale. Sipas raportit të konfiskimit në një qese pije freskuese, e fshehur mirë nën akull,  u gjetën tre shishe qelqi që mbanin etiketa me fjalët Vaksina Astrazeneca 5ml.

Dokumentet u dërguan më pas në Prokurorinë Publike të Barit, e cila hapi një dosje për marrjen e mallrave të vjedhura dhe po zbulon origjinën dhe destinacionin e shisheve të vaksinave të sekuestruara.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abdolrahim orangui asr arresttohen dy iranian me 30 doza vaksinash drejtuar ne shqiperi ghassem farhadi vaksina astrazeneca abdolrahim orangui asr arresttohen dy iranian me 30 doza vaksinash drejtuar ne shqiperi ghassem farhadi vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll