Mblidhet Këshilli i ri Drejtues i RTSH-së, hiqet nga detyra i drejtori i përgjithshëm, Thoma Gëllçi
20 Maj 2021, 17:43Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme u konstituuan anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Mbledhja e parë konstituive u zhvillua në zyrat e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Gjatë mbledhjes, drejtuesi Leka Bungo u shpreh se sfida e anëtarëve të rinj të kësaj strukture të rëndësishmë të transmetimit publik, do të jetë e të gjithë punonjësve, duke synyar rritjen e audiencës së programeve të RTSH-së.
Vendimi i mbledhjes së Këshillit Drejtues ishte lirimi nga detyra i drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së Thoma Gellci dhe dorëzimi i detyrës zv.drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Martin Leka.
Në mbledhje ishin të pranishëm 9 nga 11 anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues të Radio Televiziionit, Anëtari Petrit Ruka e ndoqi mbledhjen online, ndërsa Mevlan Shanaj mungoi. Në mbledhje ishin të pranishëm, Leka Bungo, kryetar, Ilir Keko, anëtar, Gëzim Podgorica, anëtar, Arlinda Reçi, anëtare, Engjell Ndocaj, anëtar, Milena Selimi, anëtare, Genc Përmeti, anëtar, Dionis Papadhimitri, anëtar dhe Thanas Goga, anëtar.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FUSHË-KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Fushë-Krujë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një motomjet.Dos...
TIRANË– Studentët e Universitetit të Tiranës i kanë dërguar një letër ministres së Arsimit, Evish Kushi ku kërkojnë përgjysmimin e tarifave të këtij viti a...
TIRANË– 2 të vdekur dhe 49 raste të reja, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë për 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se...
KOSOVË– Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur sot në takim homologun shqiptar, Ardi Veliun.Faqja zyrtare e policisë...
FIER– Gërmimet për varret masive jashtë murit rrethues të qytetit antik të Apolonisë do të vazhdojnë. Mendohet që varreza i përket shekullit të tretë të ...
TIRANË– Procesi i vaksinimit me dozat kineze në vendin tonë ka hasur probleme gjatë ditëve të fundit. Pikat e regjistrimit për marrjen e vaksinës ditën e s...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një status në profilin e tij në Facebook, Hox...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose e njohur ndryshe si GJKKO, ka dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e...