Bota

Formulari dixhital i lokalizimit të pasagjerëve për hyrje në Itali, nga 24 maji hyrja në vend bëhet vetëm me barcode

20 Maj 2021, 16:17 Nga DOSJA
Formulari dixhital i lokalizimit të pasagjerëve për hyrje në

ITALI-Prej datës 24 maj për të hyrë në territorin italian nga çdo vend i botës duhet të plotësohet një formular dixhital.

Sipas Ambasadës Italiane në Tiranë, ky formular është i detyrueshëm për çdo vend dhe regjistrimi në këtë platformë do të mundësoj një kod përkatës (QRcode) që duhet të tregohet në çdo pikë kontrolli kufitar si dhe në momentin e nisjes me avion apo me anije. QRcode mund të përdoret në formë dixhitale drejtpërdrejtë nga smartphone ose dhe mund të stampohet.

Regjistrimi dixhital i udhëtarëve duhet të bëhet dhe për pasagjerë minorenë e në këtë rast do të plotësohet nga personi i rritur që e shoqëron. Ky model dixhital zëvendëson të gjithë formularët e mëparshëm në letër që janë përdorur deri para datës 24 maj 2021.

Prej datës 24 maj këta persona që plotësojnë këto kushte mund të udhëtojnë në Itali të pajisur  me kodin e formularit dixhital si dhe me rezultatin negativ të një tamponi të kryer brenda 72 orë para nisjes.

Me mbërritjen në Itali duhet t’i nënshtrohen një vetizolimi 10 ditor e të informojnë autoritetet shëndetësore të zonës ku do të qëndrojnë

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota formulari dixhital hyrja ne itali itali formulari dixhital hyrja ne itali itali

Sondazh

Poll