Bota

‘Luftë mes bandave’ në burgun e Guatemalës, 4 personave i’u pritet koka dhe dhjetëra të tjerë janë plag

20 Maj 2021, 08:46 Nga DOSJA
‘Luftë mes bandave’ në burgun e Guatemalës, 4

GUATEMALA– Policia në Guatemalë thotë se të paktën shtatë të burgosur janë vrarë gjatë një lufte midis bandave rivale në një burg në Quetzaltenango.

Shumicës së tyre i’u prenë kokat ndërsa anëtarët e bandave Mara Salvatrucha dhe Barrio 18 sulmonin njëri-tjetrin.

Sipas BBC, burgu, 200 km nga kryeqyteti, u ndërtua për të strehuar 500 të burgosur, por ka më shumë se 2,000. Rreth 500 oficerë policie u vendosën për të marrë kontrollin e burgut, tha zëdhënësi i Policisë Kombëtare, Jorge Aguilar.

Burimet e policisë thanë për mediat lokale një nga të burgosurit kishte urdhëruar sulmin ndaj anëtarëve rivalë të bandës në shenjë hakmarrje për vrasjen e gruas së tij, e cila ishte qëlluar për vdekje nga dy burra në motor disa orë më parë.

Sipas burimit, i burgosuri që qëndron pas dhunës po vuan dënimin për vrasje. Pothuajse gjysma e afërsisht 3,500 vdekjeve të dhunshme në vit në Guatemala kryhen nga bandat, thonë zyrtarët.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jorge aguilar vrasje ne guatemala jorge aguilar vrasje ne guatemala

Sondazh

Poll