Bota

Konflikti Izrael-Palestinë/SHBA kundërshton draft deklaratën e Francës e cila kërkon një armëpushim midis Izraelit dhe Ha

20 Maj 2021, 08:17 Nga DOSJA
Konflikti Izrael-Palestinë/SHBA kundërshton draft deklaratën e

SHBA– Uashingtoni ka kundërshtuar një rezolutë të propozuar të Këshillit të Sigurimit të KB, të hartuar nga Franca, duke kërkuar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Sipas Aljazeera, një zëdhënës i misionit të SHBA-së në OKB përsëriti qëndrimin e Uashingtonit se një deklaratë publike mund të ndërhyjë në përpjekjet e Biden për t’i dhënë fund armiqësive.

Ne kemi qenë të qartë dhe të qëndrueshëm se jemi përqendruar në përpjekje intensive diplomatike që po bëhen për t’i dhënë fund dhunës dhe se ne nuk do të mbështesim veprime që ne besojmë se minojnë përpjekjet për të de-përshkallëzuar”, tha zëdhënësi për AP në këtë kusht e anonimitetit.

Diplomatët thanë se pjesa tjetër e trupit 15-anëtarësh mbështeste draftin francez.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan.

Lajmi kryesor/ 227 viktima në 11 ditë LUFTË! Vazhdon dhuna mes Izraelit dhe Palestinës, nuk ndalen sulmet ajrore, SHBA kërkon armëpushim

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota franca kerkon armepushim joe biden lufta izrael-palestine franca kerkon armepushim joe biden lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll