Bota

SHBA-ja heq sanksionet ndaj kompanisë që mbikëqyr ndërtimin e Rrjedhës Veriore 2

20 Maj 2021, 07:49 Nga DOSJA
SHBA-ja heq sanksionet ndaj kompanisë që mbikëqyr ndërtimin

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka thënë se nuk do të vendosë sanksione shtese kundër kompanisë që ndërton gazsjellësin në mes të Rusisë dhe Gjermanisë, Rrjedha Veriore 2.

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet edhe ndaj Matthias Warnig, shefit ekzekutiv të kompanisë ndërtuese – një aleat i presidentit rus Vladimir Putin. Ky vendim është bërë i ditur në një raport që është dërguar në Kongres nga Departamenti amerikan i Shtetit, sa u përket sanksioneve ruse.

Projekti, që mundëson dërgimin e gazit nga Rusia në Gjermani, përmes Detit Baltik, veçse është 95 për qind i kompletuar.

Në raportin e Departamentit të Shtetit është thënë se heqja e sanksioneve është në të mirë të interesit kombëtar.

Ky institucion ka njoftuar se do të vendosë sanksione në katër anije ruse, që janë të përfshira në ndërtim të gazsjellësit.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se kundërshton projektin në vlerë të 11 miliardë dollarëve. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ky projekt do ta bëjë Evropën më të varur nga Rusia, sa u përket furnizimeve me energji.

Qeveria gjermane, në anën tjetër, ka refuzuar të ndalë punë në këtë projekt, me arsyetimet se ai përbën sipërmarrje tregtare.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden matthias warnig vladimir putin joe biden matthias warnig vladimir putin

Sondazh

Poll