Aktualitet

Kishte dalë për gjueti i vetëm në pyll, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Sarandë, dyshohet se u sulmua nga derrat e egër

20 Maj 2021, 06:54 Nga DOSJA
Kishte dalë për gjueti i vetëm në pyll, gjendet i

SARANDË– Një 65-vjeçar, i identifikuar si Bekim Brahimi, është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Sarandë. Brahimi kishte dalë nga banesa i vetëm dhe kishte shkuar për të gjuajtur në pyllin e fshatit Janjar por nuk është kthyer më në banesë.

Ai dyshohet se mund të jetë sulmuar nga kafshët, më saktësisht nga derrat e egër pasi ka plagë të shumta, të cilat iu konstatuan pas gjetjes së trupit. Mësohet se i ndjeri ka qenë duke mbledhur bimë mjekësore në pyll.

Për momentin nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë që Policia po vijon kontrollet në zonë në mënyrë që të bëjë zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Paraditen e sotme, në fshatin Janjar, Konispol, është gjetur në një zonë të pyllëzuar, pa shenja jete shtetasi B. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka qenë duke mbledhur bimë medicinale dhe është sulmuar nga kafshë të egra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bekim brahimi sarande bekim brahimi sarande

Sondazh

Poll