Aktualitet

Të ndara sipas porosive, sekuestrohen mbi 100 mijë paund në portin e Durrësit, erdhën me furgon nga Anglia dhe i prisnin gr

19 Maj 2021, 14:54 Nga DOSJA
Të ndara sipas porosive, sekuestrohen mbi 100 mijë paund në

DURRËS– Një sasi e konsiderueshme parash është sekuestruar mesditën e sotme në Portin e Durrësit. Paratë, 124 mijë paund dhe 200 stërlina (176 milionë lekë), ishin fshehur në shasinë e një furgoni që sillte mallra nga Britania e Madhe.

Anglia kishte sinjalizuar autoritetet shqiptare që ta kontrollonin mjetin në të pikat kalimit pasi kishin indicie se brenda atij furgoni që erdhi në Durrës me target nga Porti i Ancona-s, fshihej diçka e paligjshme. Specialistët e seksionit për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë hapur furgonin që drejtohej nga shoferi i identifikuar si Olsi Sefolli, 21 vjeç. Ai akuzohet për veprat penale ” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ” Mosdekalrimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Në zonën ku ndodhet shasia e mjetit kanë gjetur pakot me para, që siç është raportuar paraprakisht, ishin të ndara sipas porosive për personat që prisnin t’i merrnin. Çështja është nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe për momentin i vetmi i arrestuar është Sefolli. Ai është marrë në pyetje dhe para grupit hetimor ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë dijeni për paratë që ndodheshin në furgon dhe se ai bënte vetëm rolin e shoferit.

Furgoni tip Mercedes Benz me targa angleze ku u gjet sasia e Paundëve bën shërbimin postar mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli. Shoqëria e transportit së cilës i përket fugoni, ku u gjetën paratë, është e regjistruar në Angli në emër të 28-vjeçarit, Guxim Sefolli. Paraprakisht dyshohet se paratë janë të grupeve kriminale që trafikojnë kanabis në Britaninë e Madhe ku dhe punojnë me ‘shtëpia bari’.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet olsi sefolli sekuestrohen mbi 100 mije paund ne durres olsi sefolli sekuestrohen mbi 100 mije paund ne durres

Sondazh

Poll