Aktualitet

Kush ishte shënjestra? Zbulohen dy mina me telekomandë në Elbasan, arrestohet 48-vjeçari i dënuar më parë(EMRI)

20 Maj 2021, 06:48 Nga DOSJA
Kush ishte shënjestra? Zbulohen dy mina me telekomandë në

ELBASAN– Një 48-vjeçar i identifikuar si Artur Kazanxhi, me banim në Durrës, është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi i janë gjetur dy mina me telekomandë me vete, të cilat dyshohet se kishte qëllim ti shiste. Arrestimi i tij u bë brenda ambienteve të një lokali në Elbasan, por ende nuk është bërë me dije se kush kishte “porositur” minat me vete. Apo cila ishte shënjestra për vrasjen e radhës. I prangosuri, Kazanxhi ka qënë më parë i dënuar për mbajtje të lëndëve narkotike në vitin 2016.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bradasheshi”. Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë. Sekuestrohen dy mina me telekomandë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të minave me telekomandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan, kishte me vete mina me telekomandë, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bradasheshi, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 48 vjeç, banues në Durrës.Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë.Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan kazanxhi mina me telekomanda mina me telekomanda ne elbasan artan kazanxhi mina me telekomanda mina me telekomanda ne elbasan

Sondazh

Poll