Art&Argëtim

Linku/Versioni i restauruar i filmit ‘Vdekja e Kalit’ prezantohet sonte, mund të shihet falas deri më 26 maj

19 Maj 2021, 19:39 Nga DOSJA
Linku/Versioni i restauruar i filmit ‘Vdekja e Kalit’ prezantohet

TIRANË-Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka njoftuar ditën e sotme se filmi ‘Vdekja e Kalit” i krijuar në vitin 1992 do të prezantojë online versionin e restauruar mbrëmjen e sotme.

Në njoftim është publikuar edhe linku në të cilin mund të ndiqet filmi falas nga data 19 deri më 26 maj,

Postimi i plotë:

Kemi kënaqesinë të ndajmë me ju njoftimin më poshtë. Do të jetë kënaqësia jonë nëse e ndani me miqtë tuaj. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) do të prezantojë online versionin e restauruar të filmit artistik VDEKJA E KALIT (The Death of a Horse) i vitit 1992, me regji nga Saimir Kumbaro. Filmi shfaqet falas në të gjithë botën, me titra anglisht, për një javë nga data 19 deri më 26 maj në kanalin YouTube të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Titullarja e Arkivit, Iris Elezi, do të mbajë një prezantim hyrës mbi filmin e parë dramatik të realizuar pas rënies së regjimit komunist. Restaurimi dhe prezantimi i filmit VDEKJA E KALIT (The Death of a Horse) u mundësua falë programit Sezoni i filmave klasikë (A Season of Classic Films), nismë e Shoqatës së Kinematekave Evropiane – ACE (Association des Cinémathèques Européennes) që AQSHF është anëtare prej 2019, dhe me mbështetjen financiare të programit Creative Europe MEDIA. Filmit u restaurua falë punës së ekspertit Izraelit të restaurimit, Shai Drori, dhe kineastit Australian, Steven Kastrissios. Filmi mund te shihet ne linkun me poshte: https://www.youtube.com/watch?v=W60Z-8duFKc Premiera e filmit të restauruar ”VDEKJA E KALIT” online, ora 19:00 . #ASeasonofClassicFilms VDEKJA E KALIT Online falas nga data 19 – 26 maj, 2021. Prezantuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture vdekja e kalit vdekja e kalit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Maj 2021, 17:26

SHBA-Këngëtarja Demi Lovato me anë të një postimi në Twitter ka shprehur zyrtarisht se ajo i përket gjinisë asnjëanëse duke nënkuptuar se pelqimet e saj nuk jan...