Art&Argëtim

“Skandal, e turpshme”, shqiponja dykrenare e Anxhela Peristerit ‘tërbon’ mediat serbe: Na provokoi nga Eurovizioni

19 Maj 2021, 14:35 Nga DOSJA
“Skandal, e turpshme”, shqiponja dykrenare e Anxhela Peristerit

ROTTERDAM– Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion, Anxhela Peristeri ka përshëndetur ndjekësit me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën me dy krerë.

Ky veprim u cilësua si provokim në mediat serbe të cilat reagon fill pas postimit të kënëgtares.

“Novosti” i dedikoi një artikull veprimit të përfaqesueses së Shqipërisë, duke e cilësuar si provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i mediumit serb.

Në artikullin e “Novostit” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo ndau një foto me të njëjtën temë një javë më parë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e mediumit serb.

Kujtojmë që Anxhela Peristeri do të përformojë në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision”, që mbahet nesër më 20 maj, ndërsa finalja e madhe e festivalit evropian mbahet më 22 maj.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri eurovizion 2021 mediat serbe reagojne kunder anxhela peristerit anxhela peristeri eurovizion 2021 mediat serbe reagojne kunder anxhela peristerit

Sondazh

Poll