Art&Argëtim

Një bebush tjetër vjen së shpejti në familjen mbretërore dhe nuk bëhët fjalë për fëmijën e Princ Harry-t dhe Megan Ma

19 Maj 2021, 14:14 Nga DOSJA
Një bebush tjetër vjen së shpejti në familjen

BRITANI– Pas trazirave të fundi, më në fund pak paqe për Pallati Mbretëror. Përveç shtatëzanisë së njoftuar të  Meghan Markle një tjetër grua, princeshë e familjes mbretërore britanike është në pritje të ëmbël.

Ajo është princesha Beatrice e cila u martua pak kohë me parë me Edoardo Mapelli Mozzi.

Beatrice dhe bashkëshorti i saj patën një celebrim të thjeshtë pasi tashmë kishte hyrë pandemia por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fustani i saj që më parë e kishte veshur dhe mbretëresha Elisabeth!

Ka qënë faqja zyrtare e instagramit të familjes mbretërore që ka bërë me dije lajmin.

“Princesha e Beatrice dhe Z. Edoardo Mapelli Mozzi kanë kënaqësi të njoftojnë se ata janë duke pritur një fëmijë në vjeshtën e këtij viti. Mbretëresha është informuar dhe të dy familjet janë të kënaqur me lajmin. Çifti janë fotografuar në ditën e tyre të martesës në korrik 2020,” karahas fotos së çiftit.

Pas vdekjes së princit Philip dhe trazirave të shkaktuara nga çifti Markle dhe Princ Harry ky është një lajm shumë i mirë për familjen mbretërore.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz edoardo mapelli mozzi meghan markle princ philip princesh beatrice edoardo mapelli mozzi meghan markle princ philip princesh beatrice

Sondazh

Poll