Art&Argëtim

Aktori i ‘Fantastic Beasts’, Kevin Guthrie dënohet me tre vite burg për abuzim seksual ndaj një gruaje

19 Maj 2021, 11:51 Nga DOSJA
Aktori i ‘Fantastic Beasts’, Kevin Guthrie dënohet me tre vite

SHBA– Aktori skocez 33-vjeçar, Kevin Guthrie i cili luajti rolin e Abernathy tek “Harry Potter”, u shpall fajtor pas një gjykimi katër-ditor dhe u vendos në regjistrin e shkelësve seksualë për një kohë të pacaktuar, raporton “BBC”.

Aktori e ka mohuar akuzën dhe i ka thënë jurisë se e kishte “ndihmuar” gruan, 29 vjeç, pasi u sëmur. Ai nuk e ka komentuar dënimin e tij por nuk ka rënë dakord me akuzat.

Incidenti ndodhi në vitin 2017 në apartamentin e aktorit tjetër skocez, Scott Reid, i cili nuk ishte në sallën e gjyqit e mbi të cilin nuk rëndojnë akuza.

Jurisë iu tha se Reid telefonoi urgjencën dhe e la Guthrie në dhomën e Kevin “për t’u siguruar që ajo ishte mirë”.

Nga ana tjetër gruaja dëshmoi gjatë gjykimit se Guthrie e sulmoi seksualisht dhe se ai u ndal kur Reid u kthye në dhomë.

(o.l/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kevin guthrie kevin guthrie

Sondazh

Poll