Art&Argëtim

Pas një mungese të gjatë, Emma Watson iu rikthehet rrjeteve sociale /Aktorja përgënjeshtron thashethemet që është fejuar

19 Maj 2021, 11:02 Nga DOSJA
Pas një mungese të gjatë, Emma Watson iu rikthehet rrjeteve

SHBA– Aktorja Emma Watson ka thyer heshtjen lidhur me thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi për jetën personale dhe profesionale.

Ylli i “Harry Poter” reagoi në rrjete sociale duke adresuar spekulimet se është tërhequr nga aktrimi për t’ju përkushtuar të fejuarit të përfolur, Leo Robinton.

Në një seri tweet-esh, pas një mungese disa mujore në rrjete sociale, aktorja shkroi:

“Të dashur fansa. Thashethemet nëse jam fejuar apo jo ose nëse karriera imë është në “gjumë apo jo” janë mënyra për të krijuar klikime sa herë zbulohen se janë të vërteta ose të pavërteta. Nëse do të kem lajme, ju premtoj se do t’i ndaj me ju.”

“Ndërkohë ju lutem mos prisni asnjë lajm nga unë. Jam duke kaluar pandeminë në të njëjtën mënyrë si po e kalojnë pjesa më e madhe e njerëzve, duke dashur që të bëj brumë për bukë, duke u kujdesur për të dashurit e mi dhe duke bërë më të mirën time për të mos shpërndarë virusin që po vazhdon të prekë ende shumë njerëz. Ju dërgoj shumë dashuri të gjithëve, shpresoj të jeni mirë dhe të lumtur në këtë kohë të çuditshme. Dhe njëherë faleminderit gjithë atyre që punojnë fort për të na mbajtur ne të sigurt dhe mirë”, është shprehur aktorja e “Harry Potter”.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz emma watson emma watson

Sondazh

Poll