Aktualitet

Arrestohen 7 persona në Tiranë, mes tyre i dënuari me gjashtë vite burg për lëndë narkotike

19 Maj 2021, 10:20 Nga DOSJA
Arrestohen 7 persona në Tiranë, mes tyre i dënuari me

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona pasi ka kryer vepra të ndryshme penale. Mes tyre është ndaluar dhe Florian Mansaku i cili ka qënë i dënuar me 6 vite burg në Itali, për trafikim lëndësh narkotike dhe trafikim. Po ashtu u arrestua dhe një 19-vjeçar pasi është kapur me thikë me vete si dhe i një 43-vjeçari i cili ishte në kërkim për dhunë në familje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin Florian Mansaku, 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Firence/Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas Kodit të Procedurës Penale, Gjykata e Apelit ka bërë konvertimin e dënimit me një dënim prej 5 vitesh burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrjes në organizata kriminale”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. P., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit R. Q., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit B. Gj., 32 vjeç (i kapur nga seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 19 vjeç, pasi në rrugën ”Shote Galica”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L. Gj., 30 vjeç dhe K. B., 62 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane florian mansaku arrestime ne tirane florian mansaku

Sondazh

Poll