Aktualitet

Masakroi çiftin Pasho duke i copëtuar në 4 valixhe/ Drejtësia italiane merr vendimin për Elona Kaleshën, lë në burg ish-

19 Maj 2021, 06:16 Nga DOSJA
Masakroi çiftin Pasho duke i copëtuar në 4 valixhe/

ITALI– 36-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha, e cila është arrestuar që nga dhjetori në Sollicciano për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit Taulant Pasho, është lënë në burg.

Masa me burg për 36-vjeçaren u vendos nga gjyqtari Angelo Pezzuti, i cili hodhi poshtë kërkesën për ndryshim të masës paraprake e paraqitur nga dy avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi.

Avokatët e Kaleshës kërkuan ndryshim të masës së arrestit, ose aplikimin e arrestit shtëpiak. Në kërkesën e paraqitur, ata theksuan se ADN-ja e 36-vjeçares nuk ishte gjetur në dorezat e valixheve ku ishin fshehur kufomat e çiftit Pasho.

Nën hetim për ngjarjen makabre janë gjithashtu edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.

Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet cifti pasho elona kalesha cifti pasho elona kalesha

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 21:13

Digjet varreza e makinave në Tiranë

TIRANË– Një varrezë makinash është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e “Dajtit”, rreth orës 22:30. Sipas nj...