Aktualitet

FOTOT + VIDEO/ Aksident në rrugën Shkodër- Malësi e Madhe! Përplasen tre mjete, humbin jetën dy 20-vjeçarë, pranga polic

18 Maj 2021, 07:21 Nga DOSJA
FOTOT + VIDEO/ Aksident në rrugën Shkodër- Malësi e Madhe!

SHKODËR– Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Shkodër- Malësi e Madhe. Tre mjete janë përplasur me njëra tjetrën në fshatin Omaraj duke pësuar dëmtime të rënda. Nga përplasja e madhe dy persona kanë humbur jetën. Ata janë identifikuar si Eglis Delaj dhe Sergjo Kukaj.

Të dy viktimat mësohet se janë rreth 20 vjeç. Dosja.al ju sjell dhe pamjet nga vendi ku ka ndodhur përplasja që shkaktoi këtë humbje të madhe. Në pranga janë vënë një efektiv policie dhe një 19-vjeçar të cilët ishin duke drejtuar makinat që u përplasën me mjetin ku ndodheshin dy të rinjtë që humbën jetën.

I dëmtuar nga përplasja ka mbetur edhe efektivi i policisë, që aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Shkodrës.

Nga ana tjetër, rrjeti ka nisur ngushëllimet për humbjen e madhe.

“ZOTI ju dhashte force Familjarve me perballue kete dhimje! Pushofshin ne paqe,”; “Zoti I forcofte familjaret e tyne ata pushoshin ne paqe.”;“ZOTI forc me e perballu ket dhimbje te Malle o Zot forcoj Familjet e tyre QOFSHI TE XHEHNETIT,”- janë vetëm disa nga ngushëllimet prekëse.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne shkoder-malesi e madhe erglis delaj sergjo kukaj aksident aksident ne shkoder-malesi e madhe erglis delaj sergjo kukaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 16:39

LEZHË– Dosja.al ka mësuar se i dashuri i 15-vjeçares që e ka kërcënuar dhe i ka bërë shantazh të miturës në Lezhë që të kryente marrëdhënie me shokë...