Aktualitet

Sherr në Durrës, plagoset me thikë 55-vjeçari, autori vihet në pranga

18 Maj 2021, 18:28 Nga DOSJA
Sherr në Durrës, plagoset me thikë 55-vjeçari, autori

DURRËS– Një 55-vjeçar me inicialet A.S., është plagosur me thikë pasditen e sotme. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Durrës, si pasojë e një konflikti çasti. Mësohet se 51-vjeçari me inicialet A.Ç., është afruar me thikë në dorë në zonën e plazhit, në lagjen numër 13 në Durrës, aty ku dhe ndodhej 55-vjeçari.

Pas një debati mes tyre, 51-vjeçari ka qëlluar me thikë personin tjetër, duke e lënë të plagosur. I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevijshme mjekësore, ndërsa autori është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh ,Durrës pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës. Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres plagosje ne durres durres plagosje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 16:39

LEZHË– Dosja.al ka mësuar se i dashuri i 15-vjeçares që e ka kërcënuar dhe i ka bërë shantazh të miturës në Lezhë që të kryente marrëdhënie me shokë...