Bota

Grabitet futbollisti në Greqi! Maskat thyejnë dritaren e banesës, kontrollojnë çdo cep pa u shqetësuar, marrin paratë ‘

18 Maj 2021, 06:49 Nga DOSJA
Grabitet futbollisti në Greqi! Maskat thyejnë dritaren e banesës,

GREQI– Një futbollist ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme në Greqi. Grabitësit kanë mundur të thyejnë dritaren e shtëpisë dhe janë futur brenda, aty ku kanë nisur kontrollin në çdo cep për gjetjen e bizhuterive apo parave.

Grabitësit, të cilët janë në kërkim, kanë pasur si shënjestër kohën e fundit zonën e Kifissia, në të cilën jetojnë njerëz të njohur.

Futbollisti, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, i tha policisë se autorët kanë hyrë në shtëpi pak para orës 23:00. Ata kanë marrë me vete disa para, por sportistit nuk i kujtohet saktësisht sasia e tyre.

Cnn.gr’ shkruan se 34-vjeçari nuk e kishte vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë në ditët e mëparshme. Policia do të marrë shenjat e gishtërinjve nga vendi ku grabitësit hynë në mënyrë që të bëjnë të mundur kapjen e tyre.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni grabitet futbollisti ne greqi grabitje ne banesen e futbollistit grabitet futbollisti ne greqi grabitje ne banesen e futbollistit

Sondazh

Poll