Bota

VRASJA që tronditi Greqinë! Policia e vendosur, analizon dhjetra kamera sigurie, kërkon automjetin e grabitësve. “Çelësi

18 Maj 2021, 06:49 Nga DOSJA
VRASJA që tronditi Greqinë! Policia e vendosur, analizon dhjetra

GREQI– Me kalimin e ditëve, intensifikohen kërkimet për kapjen e autorëve të grabitjes së ndodhur në Greqi, ku u vra 20-vjeçarja Carolinë Crouch. “Protothema” i ka dedikuar një artikull ecurisë së hetimeve, duke bërë me dije se dhjetëra video janë ekzaminuar nga ekspertët, ndërsa për grabitësit po hetohet edhe në Korint, Chalkida dhe Beotia.

Rruga e arratisjes së tre vrasësve të Carolines 20-vjeçare është duke u rindërtuar nga ekspertët që kanë marrë dhjetra video. Ata kanë bërë me dije se treshja e njihte mirë zonën pasi ka zgjedhur që të largohet nëpër rrugica dhe jo në bulevardet kryesore, për të arritur në zonën e tyre, në periferi. Fakti që trafiku në orët e para të mëngjesit të së martës ishte pothuajse zero, favorizon hartëzimin e profileve. Pasi nëse arrijnë të identifikojnë automjetin, mund t’i gjejnë dhe itineratin. Procesi kërkon shumë kohë, por me një analizë të kujdesshme mund të çojë në zhvillime vendimtare .

Në të njëjtën kohë, po merret në pyetje edhe 36-vjeçari nga Gjeorgjia, i cili u kap duke u larguar nga vendi për në Bullgari. I arrestuari, mund të mos ketë lidhje të drejtpërdrejtë me grabitjen, por mendohet se ka pasur dijeni. 36-vjeçari, pjesë e mafias gjeorgjiane,  pretendohet se rekrutonte dhe koordinonte njerëzit për grabitje të ndryshme.

Një tjetër detaje ku hetuesit janë kapur është dëshmia e pilotit 32-vjeçar Haralambos Anagnostopoulos, i cili tregoi se grabitësit kishin në duar një Colt argjendi dhe një pistoletë të zezë. Policia vuri në dukje se këto armë janë të rralla për t’u gjetur në Greqi, ndaj dhe mund të jenë “çelësi” për zbardhjen e krimit që tronditi Greqinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos

Sondazh

Poll